BallinaAktualitetSkandali me fondet e kryetarit të bashkisë Eduart Duro, Bledion Nallbati: Devolli...

Skandali me fondet e kryetarit të bashkisë Eduart Duro, Bledion Nallbati: Devolli nuk meriton një kandidat që vjedh dhe varret e të parëve të tij

Skandali me fondet e kryetarit të bashkisë Eduart Duro, reagon deputeti Bledion Nallbati: Devolli nuk meriton një kandidat që vjedh dhe varret e të parëve të tij

Brenda 2 muajve, rilindasi i emëruar në bashkinë e Devollit, nga investigimet e mediave është kapur ditën për diell duke vjedhur paratë e qytetarëve.
Makutëria e Eduart Duros që Edi Rama do tua ngarkojë në shpinë sërish socialistëve devoliinjë, shkon deri aty sa të vjedhë edhe me varret, madje me varret e të parëve të tij, në fshatin e tij.
Rreth 2 muaj më parë emisioni STOP e zuri në vjedhje përmes punësimeve fiktive, ndërsa një ditë më parë një tjetër emision, Piranjat, e zuri me presh në duar hajdutin e Rilindjes duke vjedhur tenderin për varrezat e fshatrave të Devollit, mes tyre dhe varrezat e fshatit të tij.
Eduart Duro ka xhiruar paratë e tenderit për rregullimin e varrezave por ama nuk ka blerë asnjë kolonë betoni për të cilat ishte dhënë fondi.
E njëjta gjë është bërë edhe për disa rrugë rurale, ku njësoj si me varrezat, ai ka xhiruar paratë dhe nuk ka blerë asnjë metërkub çakull dhe për rrjedhojë asnjë rrugë të rregulluar.
Pra i emëruari i Rilindjes, ka marrë paratë dhe nuk ka bërë asnjë punë me to.
Pyetja e thjeshtë është: Ku kanë shkuar këto para?
Logjika e thjeshtë të çon tek një drejtim: Xhepat e tij dhe njerëzve të tij.
SPAK duhet urgjentisht të hetojë këtë skandal, ndërsa Edi Rama duhet tua kursejë banorëve të Devollit një kandidat që si kryetar bashkie nuk ka bërë asnjë punë dhe është kapur dy herë në vjedhje.
Socialistët e Devollit nuk e meritojnë këtë turpërim duke i detyruar të votojnë një njeri që në histori do të mbetet si kryetari i bashkisë që vodhi edhe varret e të parëve të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular