Një qytetar nga Kruja ka shprehur shqetësimin e tij në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ABC News. Ai është ankuar për qentë e rrugës, të cilët sipas tij, janë shtuar shumë dhe në zona të caktuara është e pamundur të shkosh.
Më tej, qytetari ka thënë lidhur me Krujën që është lënë shumë pas dore.
“O Bashkim na mbytën qentë, o Bashkim. Unë po shoh këtu në Krujë nëpër në qytet, po po të shkosh te varrezat poshtë, mund të jenë 200 qenë. Vetëm me armë hyhet te varrezat. E dyta, Kruja është bërë katund dhe super katund, e kanë lënë bashkinë mbas dore”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al