Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar përmes një postimi foton e personit që ngeli i vrarë pas sulmit në Top Channel
POSTIMI I ARTAN HOXHËS:
Pal Kola, baba i tre femijeve, per 24 dite do te mbushte 61 vjeç…
I punesuar roje sigurie me nje rroge qesharake, per te mbrojtur nje media kombetare, me vlere disa dhjetera milione euro…
Populli thote:”Peri keputet aty ku eshte me i holle”..
Por jo kaq i holle dreqi ta haje…
Kur degjoj
presidentin,
kryeministrin,
kryetaren e kuvendit,
ministrin e brendshem,
deputetet e mazhorances,
te cilet ne vend te shkundin shtetin per te kapur dhe ndeshkuar vrasesit, “denojne” barbarine e mesnates, qe i mori jeten nje shqiptari,
krejtesisht te pafajshem,
te varfer,
te keqpaguar,
me vijne ndermend vetem vargjet e Migjenit:
“O, si nuk kam një grusht te fuqishem!
Malit, qe hesht, mu ne zemër me ia njesh!
Ta shoh si dridhet nga grusht’ i paligjshem…
E unë te kënaqem, te kënaqem tu’ u qesh.”