BallinaAktualitetRezenbrik Serjani: Kandidati i PS për Vlorën është thjesht një njeri-pako që...

Rezenbrik Serjani: Kandidati i PS për Vlorën është thjesht një njeri-pako që hallet e Vlorës nuk i njeh, por akoma më shumë, as Vlora nuk e njeh atë.

spot_img
spot_img

Vlorës ç’i panë sytë!

Dje, vetë Ai, Lideri global, kryetari i sektit, Ai që di gjithçka, Ai që është çdo gjë, Ai që bën drejtorin, kryetarin e bashkisë, ministrin, kryeministrin, nëpunësin, komunalin e bahçevanin, e lloj e soj gjërash për të mbajtur me dorë të hekurt pushtetin e korrupsionit, ishte në Vlorë.

Në sallën e teatrit “Petro Marko”, i cili ishte vendosur, që pas rikonstruksionit të mos jepej për evente apo organizime politike, vetë kryetari i sektit Rama, bashkë me shpurën e tij servile, aktroi keq shfaqen më të shëmtuar të qytetit. Bëri sikur votoi kandidatin për kryetar bashkie të Vlorës.

Akti i djeshem, skenari i regjisorit Rama, e kryeaktorit, ishte hedhja në votim e dy emrave, ku njeri prej tyre do të duhej të dilte kandidati i sektit në Vlorë.

Përveç se një farse, përveç se një gënjeshtër e madhe, përveç se një shëmtim i shenjtërisë së votës, përveç se një pseudovotim, ajo e djeshmja nuk ishte asgjë tjetër.
Piktori i dështuar Rama, me aktin e djeshëm, me aktrimin e tij, bëri thjesht një karikaturë  të votës dhe demokracisë.

Kujtojmë se për sektin fjala votë është koncept i panjohur, sepse vota sipas tij është Ai vetë, është Ai që voton, Ai që ul e ngre emra e mbiemra në çdo nivel kandidimi apo në post drejtimi. Deklaratë e Partisë Demokratike Vlorë

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular