BallinaAktualitetEMRI/Arben Ahmetaj ankimoi vendimin e SPAK për kontrollin e banesave të tij,...

EMRI/Arben Ahmetaj ankimoi vendimin e SPAK për kontrollin e banesave të tij, zgjidhet gjyqtari që do shqyrtojë kërkesën

spot_img
spot_img

Caktohet trupa gjykuese që do shqyrtojë ankimimin e ish-zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj. Sipas shortit, gjyqtari Dhimitër Lara do shqyrtojë i vetëm apelimin ndaj vendimit që lejoi kontrollin e banesës së bashkëjetueses së Ahmetajt në Hamallaj.

Arben Ahmetaj ankimoi vendimin e SPAK për kontrollin e banesave të

Pak ditë më parë, SPAK ka vënë nën sekuestro dy vila të ish-ministrit, një në Palasë dhe një në zonën e Hamallajt, të cilat janë në pronësi të partneres aktuale dhe të ish-gruas.

Ndërsa për kontrollet në shtëpi, ish-ministri dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha apeluan (lexo këtu) në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO) vendimet e marra nga SPAK pasi e konsiderojnë të paligjshëm.

Në kërkesën e dy avokatëve, Henrik Ligori dhe Ardian Visha thuhet se pavarësisht se shtëpia është në emër të Hoxhës, atje jeton edhe Ahmetaj, ky i fundit është deputet dhe në cilësinë e një ligjvënësi, fillimisht duhet të ishte pyetur Kuvendi për të bërë kontroll në shtëpi

Gjyqtari i cili do shqyrtojë i vetëm apelimin e Ahmetajt, Dhimitër Lara e ka filluar karrierën në sistemin gjyqësor në vitin 1999 si gjyqtar i Gjykatës së Fierit. Në prill të vitit 2004, ai është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, funksion të cilin vazhdon ta ushtrojë prej 15 vitesh.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular