Ofertat për Luizin kanë qenë nga më të ndryshmet. Fansat shqiptarë nga e gjithë bota kanë bërë premtime të mëdha, si apartamente, makina e shuma të konsiderueshme.
Së fundmi, biznesmeni kosovar ka bërë premtimin e madh gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale. Ai ka thënë se do t’i dhurojë banorit të Big Brother 100 mijë euro, nëse nuk i japin çmimin e madh. Ai thotë se dhurimin e lekëve do ta bëjë publike.
“Luiz Kingu. Nëse nuk ja japin çmimin e madh, ju betohem unë do i jap 100.000 euro Luizit. Do e bëj edhe publike”, shprehet Fisnik Syla në Instagram.