BallinaTe tjeraUra me e gjatë dhe akuariumi më i madh i Europës?!

Ura me e gjatë dhe akuariumi më i madh i Europës?!

Nga Shenasi Aliu
Gjatë udhëtimeve të mia në Portugali pata rastin që vizitoj dy objektet gjigande të Europës.
1. Ura “VASCO DA GAMA” është ura më e gjatë e Europës. Gjatësia e saj është 17.185 m. Ura është e ngritur mbi Deltën (Grykëderdhjen) e lumit TEJO. Ndërtimi i kësaj ure ka filluar në vitin 1995 dhe ka përfunduar në vitin 1998. Ura lidh pjesën perëndimore të qytetit me atë të lindjes.
Në vitin 1997 ka ndodhur një fatkeqësi gjatë ndërtimit të urës, në të cilën fatkeqësi kanë humbur jetën gjashtë punëtor. Pra kjo urë ka marrë 6 jetë njerëzish.
Unë e kalova dy herë këtë urë gjigande dhe përjetova diçka që nuk mund të përshkruhet me fjalë.
2. Akuariumi i cili njihet në gjuhën portugeze “OZEANÁRIA DE LISABOA”, është Akuariumi më i madh i Europës. Gjithashtu edhe Akuariumi është ngritur buzë grykëderdhjes së lumit TEJO dhe gjendet në PARKUN NACIONAL TEJO. Këto dy objekte gjenden shumë afër me njëra tjetrën. Gjithashtu kanë mundësuar lidhjen me njëra tjetrë përmes teleferikut, ku gjithashtu përjetuam edhe udhëtimin me Teleferik.
Përurimi i këtij objekti ka ndodhur gjithashtu në vitin 1998. Është akuarium shumë i bukur, është dy-katësh nga ku mund të shihen shumë lloje të ndryshme peshqish, pinguinë, korale, amfibie…..
Hyrja në akuarium dhe teleferik kushton 26€ për person.
Atë që nuk kam mundur t’a përshkruaj me fjalë mund ti shihni përmes fotove.
(d.v.) sh.a.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular