Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bypass-it të këtij qyteti. Paraprakisht dyshohet se është qëlluar në drejtim të banesës së një efektivi policie. Burime nga policia bëjnë me dije se nuk raportohet për të plagosur.