Skocia i ka dhënë një goditje të rëndë Spanjës duke mundur skuadrën e De La Fuente në ndeshjen e sotme kualifikuese në EURO 2024.
Skuadra britanike ka fituar falë dy golave të shpejtë të MekTominei në pjesën e parë të duelit, teksa më pas ka mbrojtur me shumë rregull duke ndalur iberikët të cilët vazhdojnë të vuajnë problemet para portës. Kështu, grupi mbetet plotësisht i hapur, pasi në garë duket se janë edhe Gjeorgjia me Norvegjinë, të cilat ndanë pikët mes tyre.
Ndërkaq, Zvicra ka mundur pa shumë probleme Izraelin në Grupin e Kosovës, duke triumfuar me shifrat 3-0. Edhe Rumania mundi 2-1 Bjellorusinë dhe të dyja përfituan për t’u shkëputur më shumë nga Kosova e cila u ndal në barazimin 1-1 në shtëpi.
Një nga rezultatet më interesante të mbrëmjes ishte fitorja 2-0 e Kroacisë në fushë e Turqisë, falë dygolëshit të Kovaçic në fraksionin e parë të lojës.
GRUPI I
KOSOVA 1-1 ANDORRA
59′ Zhegrova/ 61′ Rosas
ZVICËR 3-0 IZRAEL
39′ Vargas, 48′ Amdouni, 52′ Vidmer
GOLI I VIDMERIT
GOLI I AMDOUNIT
GOLI I VARGASIT
RUMANI 2-1 BJELLORUSI
17′ Stanciu, 19′ Burca / 86′ Morozov
GRUPI A
SKOCI 2-0 SPANJË
7′, 52′ MekTominei
GOLI I DYTË I MEKTOMINEIT
GOLI I MEKTOMINEIT
GJEORGJI 1-1 NORVEGJI
GRUPI D
TURQI 0-2 KROACI
20′, 45’+4′ Kovaçiç
GOLI I DYTË I KOVAÇIÇ
GOLI I KOVAÇIÇ
UELLS 1-0 LETONI
41′ Mur
PANORAMASPORT.AL