Gazetari Igli Çelmeta raporton se dyshohet se viktimat kanë pasur konflikt të mëparshëm dhe janë takuar për t’u sqaruar. Takimi është kryer në zonën e njohur si “kryqëzimi i valutës” ku edhe janë konfliktuar sërish. Ka qenë Edmond Gosa ai që ka qëlluar fillimisht me mjet prerës të tipit thikë Sali Rexhën, ndërsa ky i fundit ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të Gosës.

Kujtojmë se të dy personat e përfshirë në konflikt kanë humbur jetën.