BallinaPolitikeKandidimi i Roland Bejkos në Bashkinë Tiranë ka mbështetjen time për arsye...

Kandidimi i Roland Bejkos në Bashkinë Tiranë ka mbështetjen time për arsye që ca dihen e ca do thuhen tani

spot_img
spot_img
Nga Skerdjan Dhuli
Land Bejko është miku im.
Nga kjo pikënisje, nuk pranohet asnjë koment kundër tij në këtë faqe.
Kandidimi i tij në Bashkinë Tiranë padyshim ka mbështetjen time për arsye që ca dihen e ca do thuhen tani.
Së pari, Land Bejko është eksperti më i mirë i pushtetit lokal që ka PD. I studiuar me rezultate të shkëlqyera në Shqipëri dhe Francë, askush më shumë se ai nuk e meriton të jetë drejtues në pushtet lokal pasi e njeh në gjenezë punën e Bashkisë.
Së dyti, Land Bejko është kandidatura e vetme e djathtë në garë. 4 kandidatët e tjerë janë majtistë në ide. Janë produkte të të njëjtit laborator. Shihini si vishen, si flasin, si qëndrojnë para kamerës, çfarë thonë dhe çfarë bëjnë….
Majtistë të pandreqshëm që nuk i duhen as dreqit.
Së treti, Land Bejko është i paakuzueshëm, jo vetëm i paakuzuar. Mund ta shajnë pse mban qendrimet e tij në politikë, por askush nuk e kap dot për xhakete.
Land Bejko është shembull i të ndershmit.
Me Bejkon mund të mos biem dakord për shumë gjëra, por smund të mos biem dakord se idetë e tij për pushtetin lokal janë më të mirat që mund të ofronte PD.
I ftoj të gjithë demokratët dhe veçanërisht miqtë e mi, të votojnë një demokrat të ndershëm, të drejtë e të vërtetë.
Për sa thashë në fjalinë e fundit, është miku im.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular