Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Tepelenë ku pas një konflikti të çastit, burri ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas ka dëmtuar veten me mjet prerës.
Të dy kanë përfunduar në spital dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Tepelenë/Informacion paraprak
Rreth orës 09:40, në lagjen “Selam Musai”, Tepelenë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, në banesë, shtetasi L. N., 42 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen F. N., 40 vjeçe, dhe më pas është vetëdëmtuar me mjet prerës.
Të dy këta shtetas janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave ngjarjes.