Pas aksidentit tragjik në mbrëmjes së djeshme, te rrethrrotullimi i TEG-ut ku humbën jetën në aksident 3 anëtarë të një familje, një tjetër aksident ka ndodhur sot te “Rruga e Durrësit” në kryeqytet. Mësohet se një grua këmbësore është përplasur nga një ambulancë teksa tentonte të kalonte rrugën. Gruaja, identiteti i së cilës nuk bëhet ende i ditur është transportuar nga ambulanca që e përplasi drejt spitalit, por pak orë më vonë ajo ka ndërruar jetë.
Tiranë/Informacion Paraprak
Në rrugën Ferit Xhajko pranë ish Restorant Durrësit mjeti i ambulancës me drejtues shtetasin H., G ka humbur kontrollin duke aksidentuar këmbësoren F.,S rreth 70 vjeçe.
Si pasojë shtetasja ka ndërruar jetë në SQU
Drejtuesi e mjetit ndodhet aktualisht i shoqëruar në komisariat.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
(foto ilustruese)