BallinaAktualitetDita Ndërkombëtare të mjekëve, Orjola Pampuri: Janë heronjtë e çdo dite, e...

Dita Ndërkombëtare të mjekëve, Orjola Pampuri: Janë heronjtë e çdo dite, e çdo ore, të përkushtuar dhe profesionistë

spot_img
spot_img
Nga Orjola Pampuri
Kontributi i bluzave të bardha në Shqipëri është i paçmuar, për përkushtimin e tyre, trajtimin njerëzor ndaj pacientëve, e deri në kufijtë e sakrificës, pavarësisht vështirësive që përballen çdo ditë në profesionin e tyre.
Mjekët në Shqipëri janë vërtetë heronj; heronjtë e çdo dite, e çdo ore, të përkushtuar dhe profesionistë.
Politika ka bërë shumë pak për ti motivuar dhe për ti plotësuar kushtet bazë, për ti mundësuar një mjedis të pranueshëm për të ushtruar profesionin e tyre.
Për fat të keq në këto vite, qasja ndaj mjekëve nga ana e qeverisë ka qënë e pa orientuar dhe e papritizuar me politika që adresojnë përmirësimin e kushteve të punës, statusit të tyre dhe motivimit financiar të duhur.
Tashmë në Shqipëri, prej një dekade po përballemi me një eksod të vërtetë të largimit të mjekëve jashtë vendit.
Sot Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve jo vetëm krahasuar me mesataren e vendeve të Bashkimit Europian por dhe disa herë më pak krahasuar me vendet e rajonit.
Kjo ka ardhur për shkak të makutërisë së qeverisë në këto vite dhe një vizioni dritëshkurtër të kësaj mazhorance ku dhjetëra milionë euro i shkojnë pagesave të kontratave konçesionare, të cilat ende sot mbeten të dyshimta dhe jo transparente, ndërkohë që duhet të shkonin për politika ndaj shëndetësisë dhe trajtimit dinjitoz të mjekëve.
Sot Shqipëria ka mesatarisht trajtimin financiar më të ulët ndaj punonjësve të shëndetësisë dhe mjekëve në përgjithësi, edhe pse shpesh qeveria kujtohet për rritje të pjesshme dhe kryesisht para zgjedhjeve, që sërisht është e ndaluar sipas parashikimeve të kodit elektoral.
Unë kam ngritur zërin disa herë, dhe do vazhdoj ta këmbëngul që politika të kezë vëmendje të veçantë ndaj sistemit dhe stafeve shëndetësore, për një trajtim dinjitoz, për kushte më të mira pune, për infrastrukturë dhe medikamente të nevojshme për trajtimin e pacintëve në sistemin tonë shëndetësor.
Së bashku me kolegët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kemi paraqitur amandamente konkrete para miratimit të buxhetit për vitit 2023, për trajtim financiar si kompensim i krizës së rritjes së çmimeve të produkteve bazë për mjekët me së paku 20%. Ky fond i kërkuar nuk do të prekte qëndrueshmërinë e financave publike, por përkundrazi do të alokonte fondin e nevojshëm duke ia hequr një pjesë të fondit dhjetra milion euro që paguhen çdo vit nga taksat e qytetarëve për financuar PPP-të korruptive në shendetësi.
Pavarësisht kësaj, fuqia e kartonave të mazhorancës qeverisëse, tejkaluan logjikën normale, dhe për fat të keq dhe nga ana e deputetëve në profesion mjek të kësaj mazhorance, të cilët votuan sërisht kundër. Kundër interesit të mjekëve, kundër interesit të shëndetit të qytetarëve, të sovranit dhe të buxhetit.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular