BallinaKryesoreKandidati i PD për Bashkinë Dimal Dritan Sula mesazh zgjedhësve: Të bashkohemi...

Kandidati i PD për Bashkinë Dimal Dritan Sula mesazh zgjedhësve: Të bashkohemi dhe me votë të sjellim ndryshimin

Nga Dritan Sula
Të nderuar qytetarë të bashkisë Dimal!
Me besimin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, më është dhënë mundësia të kandidoj për të qenë shërbëtori juaj në drejtimin e bashkisë.
Një mundësi që për mua më shumë se privilegj, është një ndjenjë e jashtëzakonshme përgjegjësie .
Në gjithë jetën time profesionale, private dhe politike jam përpjekur që të shërbej me gjithë mundësitë në të mirë të komunitetit ku kam zgjedhur me shumë kënaqësi të jetoj.
Ndaj kjo garë për mua, nuk është një garë për të fituar karrigen e kryetarit të bashkisë, por një marrje përgjegjësie që të të jem bashkë me ju që ta bëjmë bashkinë një bashki shërbimesh për qytetarët dhe jo një bashki që i shërben vetëm një grushti njerëzish që janë pasuruar në kurriz të qytetarëve.
Bashkë me ju të dashur vëllezër e motra do të kthejmë bashkinë në duart tuaja, një vend ku qahen hallet tuaja, jo një vend ku firmosen tenderat korruptivë e vidhen taksat tona.
E për ta kthyer bashkinë tek qytetarët, duhet të bashkohemi dhe me votë të sjellim ndryshimin që meritojnë banorët e Dimalit.
Votoni Partinë Demokratike të Shqipërisë!
Votoni për pushtetin në duart tuaja!
Votoni për ndryshimin!
Me respekt e mirënjohje, Dritan Sula, kandidat i Partisë Demokratike të Shqipërisë për kryetar i Bashkisë Dimal.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular