Mbrëmjen e djeshme janë rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri katër ish-banorë. Moderatorja e “Big Brother VIP2”, Arbana Osmani, hapi një televotim, ku publiku do votonte kë nga ish-banorët të rikthente në shtëpi.
Efi Dhedhes, Kiara Tito, Ronaldo Sharka dhe Bledi Mane u futën edhe njëherë në BB VIP. Pasi u lexuan emrat më të votuar, pati edhe një debat mes banorëve dhe opinionistëve.
Pjesë nga debati:
Arbër: Kur të futeni mos harroni të merrni freskuesen, t’i bëni fresk Luizit. Këta të gjithë janë luizator. Nuk shoh se do të bëjnë ndonjë gjë ndryshe.
Efi: Pa merak.
Arbër: Kiara e sigurt që nuk ka më nevojë për hapësirë tani.
Kiara: Unë shpresoj të na kuptoni më shumë kur jemi brenda, gjithë atë presion. Uroj të na mbështesni më shumë.
Arbër: Unë të kam hedhur foton e dasmës, ça mbështetje do më shumë?
Kiara: Nuk e kam parë.
Arbër: Ke parë ato që të interesojnë.
Zhaklin : Nuk të kemi bërë presion. Tani që kthehesh te burri jot, trego dashurinë për Luizin.
Kiara: Si e masni dashurinë juve?
Zjaklin: Duke të parë sa e shpreh.
Arbër: Hapësirë nuk kërkon më, Luizin kanë filluar ta duan burrat, jo më Kiara.