BallinaAktualitetInceneratori jashtë funksion/ Boçi: Bashkia Elbasan vjedh çdo ditë qytetarët, merr 52...

Inceneratori jashtë funksion/ Boçi: Bashkia Elbasan vjedh çdo ditë qytetarët, merr 52 mijë lekë për incenerim dhe helmon banorët me mbetjet!

Kandidati i opozitës për Bashkinë Elbasan, Luçiano Boçi denononcon aferën korruptive të Inceneratorit të Elbasanit që vijon të marrë paratë e taksapaguesve shqiptarë edhe pse është certifikuar si një aferë e pastër e zyrtarëve më të lartë të qeverisë shqiptare.

“Elbasani rrezikon një katastrofë ekologjike ndërsa ky mal me plehra i ka rrëmbyer qytetarëve të Elbasanit 27 milionë euro. Dhe nuk mbaron me kaq. Qytetarët e Elbasanit, grabiten çdo ditë nga Bashkia Elbasan,kryetari i Bashkisë dhe nga ky incenerator” deklaroi Boçi.

Kandidati i PD për Elbasanit i’u referua edhe investigimeve të fundit mediatike mbi kostot reale që paguajnë banorët e Elbasanit për malin me plehra, pasi inceneratori nuk ka funksionuar asnjë ditë.

“Një investigim i kryer së fundmi nxjerr në pah koston reale që paguajnë për ton
qytetarët e Elbasanit. Kjo kosto është 52 mijë lekë. Ndërkohë Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak pretendojnë dhe mashtrojnë opinionin publik me një vendim, sipas të cilit qytetarët e Elbasanit paguajnë 25 mijë lekë. Por a e dini se në fakt kosto reale është vetëm 9 mijë lekë sepse në Incenerator, nuk digjet asnjë kilogram plehra”, u shpreh Boçi.

Nënkryetari i PD dhe kandidati i opozitës për Elbasanin i bëri thirrje SPAK, të rinis hetimet për Inceneratorin e Elbasanit dhe të marrë të pandehur titullarët më të lartë vendor në Elbasan.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular