Olta vendosi mbrëmjen e djeshme të linte në mes rrugëtimin në “Big Brother VIP”, duke dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ajo vetë deklaroi pas daljes se do donte që tashmë BBVIP ta fitonte një vajzë, dhe e referuara e saj do ishte Dea Michele, megjithatë, duket se partneri i saj, dori mendon ndryshe.
Gjatë një telefonate live në emisionin “E Diell”, i pyetur nga Edi Manushi se kë ka të preferuar, Dori tha se Luiz është banori që do e fitojë sepse tashmë nuk ka më kundërshtar.
“Po s’kam unë. Luizi në atë lojë është perfekt, s’ka kundërshtar, kot të flasim, farë të kundërshtojmë”- tha ai.