Kanë dalë pasmjet nga vendngjarja e aksidentit me pasojë vdekjen e një personi në Tiranë. Në pamjet e siguruara nga Panorama TV, duket personi që është përplasur nga makina, teksa ndodhet i pajetë në rrugë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 në zonën e Unazës së Re.
Sipas policisë, viktima ende nuk është identifikuar, ndërsa po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
“Më datë 02.04.2023 rreth orës 19:20, në Unazë të Re, shtetasi P. M., duke drejtuar automjetin e tij ka aksidentuar një shtetas, ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje”, sqaron policia.
Nderkohe Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe sqarimin e rrethanave te aksidentit