Sondazhet e zhvilluara pas mbylljes së kutive të votimit për zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi nxjerrin fitues me një diferencë të thellë kandidatin surprizë pro-evropian Jakov Milatoviç.
Kandidati i lëvizjes “Evropa Tani”, po kryeson bindshëm në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, sipas rezultateve paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI).
Bazuar në 78,7 për qind të votave të numëruara, Milatoviç ka fituar 60,2 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviç vetëm 39,8 për qind. Sipas të dhënave të CeMI, pjesëmarrja në zgjedhje ishte 70.6 për qind.