BallinaSportTronditet futbolli polak, lojtari që shkëlqeu kundër Shqipërisë rezulton pozitiv me doping

Tronditet futbolli polak, lojtari që shkëlqeu kundër Shqipërisë rezulton pozitiv me doping

“Rrufe në qiell të hapur” për futbollistin polak, Bartosh Solomon. Mbrojtësi 31-vjeçar që shkëlqeu me kombëtaren e Polonisë më 27 mars kundër Shqipërisë, në duelin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit, ka rezultuar pozitiv në testin anti-doping.

Klubi i tij, Leç Pozan ka njoftuar se Salomoni ka rezultuar përdorues i dopingut në testin e zhvilluar pas ndeshjes kundër Djurgardenit në Ligën e Konferencës. Në Poloni nisën të shqetësoheshin për pasoja për klubin polak dhe për kombëtaren e tyre, pasi një javë pas kryerjes së testit antidoping, 31-vjeçari u përball me Shqipërinë.

Klortalidoni ishte substanca që u zbulua në trupin e Salamonit, një substancë që përdoret për trajtimin e hipertensionit dhe nuk sjell asnjë përfitim në drejtim të përmirësimit të aftësive ushtruese të atletit. Në rregulloret antidoping të POLADA, kjo substancë përfshihet në grupin e të ashtuquajturve “diuretikë dhe agjentë maskues”. Zakonisht përdoret për të maskuar praninë e substancave të tjera të ndaluara në trup.

Vlen të theksohet fakti se momentalisht lojtari nuk është pezulluar dhe është i lirë të luajë derisa çështja të zgjidhet plotësisht.

Vetë lojtari Solomon gjithashtu komentoi këtë çështje në Twitter. “Ky lajm është një surprizë e madhe për mua dhe kushdo që më njeh e di që unë jam shumë i vëmendshëm ndaj çdo suplementi apo ilaçi që marr dhe konsultohem gjithmonë me mjekun e klubit. Besoj se gjithçka do të sqarohet dhe do të mund të vazhdoj. duke luajtur pa asnjë ndërprerje”, ka shkruar mbrojtësi.

PANORAMASPORT.AL

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular