Situatë kaotike për 3 klubet e Serisë A. Guardia di Finanza (Policia Financiare ne Itali) sot pasdite bëri një aksion “blitz” dhe kontrolloi zyrat e klubit të Lacios, Romës dhe Salernitanës. Sipas raportimeve nga mediat italiane, të tre klubeve u sekuestruan dokumente, teksa Guardia di Finanza po heton për çështjen e faturave false…
Gjithashtu raportohet se te Lacio janë nën hetim presidenti Klaudio Lotito, drejtori sportiv Igli Tare dhe drejtues të tjerë, teksa po hetohen nga prokuroria e Tivolit. Dyshohet se janë përdorur fatura false për shitjen e lojtarëve nga Lacio te Salernitana. Më konkretisht hetimi ka të bëjë me shitjen e 7 lojtarëve me 2 klubeve midis viteve 2017 dhe 2021: Sprokati, Kasasola, Marino, Cicereli, Novela, Morrone dhe Akpa Akpro. PANORAMASPORT.AL