Lidhja e aktorit të humorit Olsi Bylyku me Eglin ka qenë vazhdimisht në qendër të mediave rozë.
Çifti konfirmoi lidhjen në vitin 2019, ku treguan se kanë një marrëdhënie të konsoliduar. Nuk kanë qenë të paktat rastet ku është folur edhe për dasmën e tyre e gjithashtu edhe për një shtatzëni të mundshme të Eglit.
Por kur të gjithë po presin të konfirmohen këto lajme të ëmbla, çifti duket se i ka dhënë fund lidhjes së tyre. Gjithçka që i lidh tashmë Olsin dhe Eglin në jetën e tyre publike është një “follow”. Ata vazhdojnë të ndiqen në “Instagram”, por vetëm kaq.
Prej muajsh çifti nuk shkëmben më as “like” në fotot e tyre e madje Egli ka zhdukur edhe kujtimet me partnerin. Për të mos u mjaftuar me kaq, Olsi ka publikuar së fundmi një nga paroditë e tij, e cila u shpërnda nga qindra ndjekës e miq, por jo nga partnerja e tij.
Të vetmet gjurmë të Olsit në profilin e Eglit kanë mbetur bashkëpunimet mes tyre, pasi ata janë një dyshe shumë e mirë kur flitet edhe për muzikën. Duket qartë që marrëdhënia e çiftit nuk është në ditët më të mira, por a është kjo një ndarje apo një krizë në lidhjen e tyre mbetet ta dëgjojmë nga artistët.
Një tjetër detaj që na tërhoqi vëmendjen ishte edhe fakti që për ditëlindjen e mamasë së Olsit, ndryshe nga çdo vit tjetër, Egli zgjodhi mos të bënte një urim për të. Nga ana tjetër, me një foto krah saj, Olsi i dedikon fjalët më të ndjera.
“Mos e publiko o non, festojmë në me njëritjetrin, se robt kanë halle, pse duhet me u gëzu në që kemi ditëlindjen-më tha. Po e di mam, gjitmonë më le me edukatën dhe përgjegjësinë më shumë mbi të tjerët se mbi veten, por ti e meriton çdo ditë feste, çdo ditë ditëlindje, çdo ditë buzëqeshje si çdo nënë në botë. Gëzuar ditëlindjen debulesa ime më e madhe. U bëfsh 100 vjeç”, shkruan Olsi Bylyku.
Ndërkohë, ndryshe nga ç’jemi mësuar të shohim vitet e kaluara, ku nga ana e Eglit nuk ka munguar një urim për nënë e Olsit, këtë vit nuk kishte asgjë. Edhe pse Egli ka treguar gjithmonë se me vjehrrën dhe kunatën ka një marrëdhënie speciale. Vetëm pak muaj më parë, Olsi foli për këtë lidhje, duke nënvizuar se nuk kanë debate dhe se kanë gjetur sekretin e jetëgjatësisë së kësaj lidhjeje.
“Sekret është se edhe unë edhe Egli kemi qenë të përgatitur për lidhjen që duam të kemi. Ky është gjithë çelësi që shumë njerëz kanë debate. Mendoj unë. Njerëzit asnjëherë nuk përgatiten, gjenden në një lidhje dhe pastaj i merr malli për jetën që kanë pas, i merr malli për jashtë rutinës që kanë me partneren.
Unë dhe Egli kemi qenë të përgatitur që duam të fillojmë diçka serioze dhe për këtë do marrësh disa risqe, të respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin, dhe duam ta çojmë aty ku duam ta çojmë. Ky besoj është çelësi. Të tjerë përgjigjen: Nuk besoj se ka një sekret është dashuria. Jo, jo se si të kalojnë 4 vjet nuk ka më dashuri, po ka marrëdhënie, menaxhim, tolerim, për të suportuar njëri-tjetrin dhe pastaj nuk është më dashuri, por partner”.
Në intervistën e dhënë për Roza Latin, aktori i humorit u shpreh dhe për planet e dasmës që kishin bërë.
“Do martohem si jo. Do të bëj dy dasma se është bërë si traditë. Një dasmë të madhe me fisin, këtë do ta bëjë babi, e paguan babi këtë se do të marrë mbrapsht qokat që ka çuar. E dyta do jetë për qejfin tim, do ta bëj unë, dasma e shoqnisë”.
Por Egli dhe Olsi nuk ishin çifti i vetëm që i dhanë fund lidhjes së tyre të gjatë. Dafina Zeqiri dhe DJ Geek i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disavjeçare. Thashethemet se marrëdhënia mes çiftit ishte në krizë nisën ku në rrjetet e tyre sociale dy artistët nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin.
Burimet kanë treguar se Dafina i ka dhënë fund lidhjes për shkak se marrëdhënia mes tyre nuk po funksiononte më. Këtyre zërave u shtohet edhe fakti që gjatë koncerteve, dyshja nuk e kishte më kiminë që ka pasur historikisht në skenë. Kujtojmë se Dafina dhe Dj Geek konfirmuan romancën e tyre në fillim të 2020.
Për muaj me radhë ata u vendosën në qendër të vëmendjes, për lidhjen e papritur të dashurisë dhe ndarjen po aq të shpejtë të tyre. Vetëm disa muaj nga lidhja e tyre, Dafina deklaroi se kishin vendosur të ndahen. Këngëtarja tregoi se i ishte dashur të zgjidhte mes lidhjes me të dhe karrierës, ndaj vendimi më i mirë i momentit sipas Dafinës ishte të zgjidhte karrierën.
Ndonëse të ndarë ata vijuan të shoqërohen me njëritjetrin dhe të punonin si më parë duke u shfaqur kudo bashkë. Në fund të 2021, Dafina dhe Geek konfirmuan rikthimin me njëri-tjetrin dhe që atëherë janë shfaqur shumë të lumtur dhe të dashuruar. Në një nga intervistat e rralla që ajo ka dhënë, këngëtarja fliste edhe për planet për të zgjeruar familjen.
“Unë jam njeri, kam ndjenja dhe nuk mund ta shpreh dashurinë në kafaz. Jemi thjesht vetvetja. As familja ime, as e tij nuk na ngacmojnë, ata janë të lumtur që ne jemi të lumtur. Çdo gjë ja lëmë kohës. Për mua s’ka lidhje nëse është çun apo gocë. Unë e kam ndjerë mungesën e një vëllai. Gjithmonë kam thënë që dua një çun, po tash dua një gocë, një miniDafina. Ndoshta më mirë të bëhen binjakë një vajzë një djalë”, ka deklaruar këngëtarja.
Mirëpo tashmë nuk dihet nëse kjo ndarje do jetë përfundimtare mes tyre apo do të ketë sërish një shans mes çiftit. E kur për raportin e tyre personal nuk e kemi një përgjigje, ai profesionali vijon si më parë.
Geek dhe Dafina janë shfaqur bashkë në koncerte, teksa së fundmi Geek ka treguar mbështetje për Dafinën edhe në mediat sociale. Artistja dhe Cricket publikuan bashkëpunimin e ri muzikor sot. Kënga vjen e shoqëruar me videoklip dhe është pjesë e albumit të Dafinës, “Unë jam ajo”.
Miq e suportues treguan mbështetje për këtë projekt, e një prej tyre ishte edhe Dj Geek. Ai ka ndarë videon e postuar nga Dafina të këngës, duke treguar kështu mbështetjen që i jep ish-partneres së tij, ndonëse në raportin sentimental, mes tyre duket gjithçka ka mbaruar