BallinaKulture“KOHA SHËRON DHIMBJEN”/Cikël poetik me 12 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga...

“KOHA SHËRON DHIMBJEN”/Cikël poetik me 12 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga vëllimi “Lajme nga dieli”

Nga Tomorr Kotarja

HEKURANIT…
Në Çernievë si bir dibrani
Lindi u rrit Hekurani,
Djalë punëtorë e i zellshëm
Më të mirën kërkoi për jetën.
Në mërgim e mori rrugën,
Në Greqi për të nxjerrë bukën

E në Volos ka punuar
Ka djersitur, sakrifikuar.

Pastaj rrugës përsëri
Këtë herë për në Angli
Në mes Londrës ka qëndruar
Krejt nga malli përvëluar.

Katër vjet punoi në Londër
Hekurani kish një ëndërr,
Të kalonte në Atllantik
Këtë herë për Amerikë!

Me shumë djersë, me shumë mund
Ngre biznes në kollinsvud
I del zëri, i del nami
Në Persist si Hekurani!

Rradhë, rradhë amerikani
Moj Çernievë tu shtoftë nami!
Edhe ymri edhe nami
Deli djalë Hekurani!

VITI I RI, 2017…

jë krah bredhi do të pres
Një grusht borë nga brinja
Pastaj ca ketra do të sjell
Ca zogj, ca kartolina…

Për vajzat ca lule do të mbledh
Për djemtë një top, një palë atlete
Për ty një bluzë do të qep
Për nënën yje me cepe.

Për motrat, vëllezërit dashuri,
Për miqtë një mal gëzime
Për babën një lum me mirësi
Për ju të shtrenjtë, qindra urime.

Shkoi një vit, po vjen një tjetër
Veç buzëqeshje pastë kjo tokë
Atdheu im, Shqipëria imë
Me mijra vite u bekoftë!

MALL I PASHUAR

am mall për gurët e pragut,
Për tymin e oxhakut,
Për hiret e konakut,
Për kollën e plakut…

Për aromën e luledeles,
Për zagushinë e verës,
Për flladin e pranverës,
Për shtatin e pjergullës.

Për borën më merr malli
Si vellon e një mali,
Për një hingëllimë kali,
Për gurgullimë zalli…

Për djepin e për sofrën,
Për nënën e për motrën,
Për dushkun e për votrën,
Për gjyshin e për lokën.

Dhe erdha përsëri
Me mallin në gji,
Me lotin në sy
I djegur për ty!

VAJTIM KRENARIE

vajtim i tokës së djegur,
O rënkim, zemërim i detit,
O krater i vullkanit
Si shpërthimi prej rrëmetit!

Lart u ngrit shqiptari
Nga Kotorri thellë Egjeut;
Krenarinë lart e ngriti
Zemra, dora e Skënderbeut!

Je freskia e kronit të malit,
Besë që s`tretet e Konstandinit;
Je flamur i Ismal Beut,
Je kushtrim i Boletinit!

Je Nëntori, je Dhjetori
Farketim i dalë nga zjarri,
Ti je logu, ti je djepi
Ku u rrit Adem Jashari!

Tokë e dashur të qofshim falë
Ti je drita, ti je ar!
Besë e nder tek ty i kemi
Nip, stërnip, vajzë e djalë.

KRUSHKU I LIRISË

bi Beograd një dron
Me shtetin e Kosovës
Me dy burra përkrah
me një zemër: shqiponjën.

Në qiell një flamur
Si furtunë, si zjarri
Në një krah Boletini
Në tjetrin, Ismail Qemali.

Shpejtuan t’a kapin
Ta grisin, t’a zhubrosin
Por djemtë e kombit
E puthën, e mbrojtën.

Maleve të shqipes
Dronit i ka hije,
Me dy burra Kombi
Me shqiponjë lirie.

Shqipe sonte fluturo
Në Beograd e ngado
Sorrën sërbe m’a sfido
Për liri ti triumfo!

Po thërret Adem Jashari
Nip pas nip e djalë pas djali
Për liri si flakadan
Qindra jetë ai i fali.

Po thërret, bucet Drenica
Kaçanik e Prizren,Gjakovë,
Peje, Ferrizaj, Mitrovica
Bujanoc,Deçan, Rugovë,

S`është dron, është një zemër
Që ushton për shqiptari,
Se shqiptari ka një emër
Një simbol që është LIRI!

PLAGËT E TOKËS

uk mbyllën plagët
Plagët për liri,
Në djepin e Kosovës
Gjer në Çamëri.

Në Preshevë, Medvegjë
Në Hot, Guci e Plavë,
Në Tetovë e Ohër
Hapur qindra plagë.

Plagë me mijra vjet
Në shtatin e vatanit,
Na hapi shumë varre
Shkjau e dushmani.

Po si kështu moj nënë
Frynë e bënë hatanë,
Shumë të sakatuan
Të prenë e të vranë!

Borxh kërkujt si patëm
Në tokën e të parëve
Me djersën e ballit,
Me thesin e halleve.

Shumë na coptuan
E me mijra plagë,
Trupin na gjakosën
Na shitën, na ndanë.

Por jo shqiptaria
Nuk shitet nuk blihet,
Amaneti nuk vdes
Amaneti nuk shitet.

SIHARIQE PLOT, TIGANI BOSH!
(Në vend të parodisë)

A e dini se çfarë ka ngjarë
Në pesë veta, katër shkencëtarë,
Diplomuar me të shpejtë
Të gjithë pas viteve ’90-të.

Në kafene duke biseduar
Thonë unë masterin kam mbaruar;
Biznesmen me gradë shkencore
Ushtarak me gradë madhore!

Por kur kështu miku im
Kur s`ke dhënë asnjë provim,
Asnjë shkollë s`ke frekuentuar
Lë pastaj për të mësuar!

E kollajtë qënka kjo punë
Fakultete pa shumë punë
Kur ke lekun, ke paranë
Gradë shkencore merr dynjanë!

Pastaj vjen deputetllëku
Politika, rahatllëku
Plot kostume e kollare
Prerë pas modës pa zor fare.

Pastaj punët janë së mbari
Profesori, magjistari
Sekretare, privilegje
Politikë, qejf e ahengje.

Kjo fabrika e dipllomimit
Eshtë si puna e Nastradinit
Injoranti del i parë
I padituri del mendar!

20 SHKURT…

shte dimër. Acarr ish
Acarr në sy, acarr në shpirt
Të ngrirë pëllumbat
Me krah të hirtë.

Shkrepëtima moti
Bubullima zoti
Një shpresë e madhe
Një ëndërr e madhe!

Një shtatore e bronxtë
Diellin kishtë zënë,
Po kish ende natë,
Po kish ende hënë.

Por kisht ende lak
I mpiksur nëpër gjak,
Po kish ende armë,
Por frikën ne e vramë!

Ish llavë vullkani,
Ish qëndresë e zjarr
Ish amaneti i të parëve
Lirinë si flakadan!

Në buzë, në degë mimoze
20 Shkurti jehon ndër vena,
Në ecje e në ëndrra
Në udhë e në bedena!

KOLI, PËR TY MIK I SHTRENJTË

0 Nëntor, i kobshëm lajmi
Pa fund nata, i ftohtë zjarri
Gjëmon një qiell, gjëmon, vajton
Rrufe e gjëmë në tokë lëshon.

Iku Koli por nuk besohet
Si ik njeriu që aq shumë çmohet!
Si ik një burrë, si ik mendari
Si ik i miri dhe vizionari.

Por iku. Iku për tu kthyer një ditë
Për të na hapur më shumë sytë
Në qiellin me re me shi e borë
Iku si një brengë, si një meteor!

Ja udha e mallkuar, ja shi i mbrapshtë
Ja dhe bryl grisur, mbetur nata jashtë
Ja dhe një cingar ende është ndezur
Ja Koli i shtrenjtë i dashur mes njerëzve!

Një ZOG I LIRË që fluturon pa kufi
Një shok e mik, një emër në përjetësi.

NJË DITË DO TË BËHET MË MIRË
(mikut tim A…)

Do të bëhet më mirë miku im, më mirë
Jeta na mësoi të presim me shpresa,
Se aty ku udha mbyllet cilet një shteg
Nuk humbet kurrë puna e djersa.

Dielli ndoshta s`të ngoh si më parë
Dhe gjaku mpikset, sytë trishtohen,
Por mjergulla daravitet nga vesa në agim
E zogjtë ndër foleza cicërijnë e ngrohen.

Jeta shpesh të ngec në brinjë, në thua,
Por shpresa nuk vdes kurrë miku im,
Retë hapen në qiell, udha bëhet e gjërë
Dhe qeshen sytë, shpirti merr shkëlqim.

Do të vijë një ditë, do të vijë çasti
Kur bashkë në udhë do të ecim si dikur,
E ndjej në hap në bubullimën e largët,
Do ik lugati, do të shembet një mur.

E ndjej miku im, e ndjej dhe e shoh…
Në sytë e tu e në shpirtin tënd,
Si dikur do të ecësh më para se koha
Dielli në qiellin paanë do të zejë vend.

KOHA SHËRON DHIMBJEN
(tekst për këngë)

humë gjak ka derdh shqiptari
Bir pas biri, djalë pas djali
Asnjëherë nuk u ndalëm
Më armiqtë u përballëm

E të vranë të coptuan
Degë ë trung ti sharruan
Por në rrënjë s`të prenë dot
Barut thatë e pushka top!

Hej në shekuj ne luftuam
Rrebesh, stuhi përballuam,
Ka ardh koha, ka ardh sahati
Një atdhe të gjithë së bashku.

Moj Shqipëri të qofsha falë
Më e mira në flori larë,
Shkëmb e fushë e majë në majë
Degë më degë e rrënjë më rrënjë!

Zonjë mbi zonjat gjithë nur Ballin,
sytë në flamur,
Në flamurin e bashkimit
Më Ismail beun, Isë Boletinit!

UNË E DUA VENDIN TIM

dua vendin tim
Siç është lis e shkëmb i gjallë

Siç është, nuse e dhëndër trim
Siç është, nënë me prehër të rrallë!

Siç është, mal e fushë e gjërë

Siç është, lum e burim i tërë

Siç është, valë e sic është det
Siç është fëmijë, sic është mbret!

Siç është këngë, sic është lot

Siç është mall e zjarr e shqotë

Siç është këngë në sharki
Siç është iso, fyell e çifteli.

Siç është besë e siç është nder

Siç është zogu në pranverë

Siç është gjethi lehtë si erë
Siç është fruti pjek në degë.

Unë e dua vendin tim

Pa të jeta s`ka kuptim!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular