BallinaOP EDKoalicioni "Bashke fitojmë", thikë pas shpine për PD

Koalicioni “Bashke fitojmë”, thikë pas shpine për PD

Nga Nexhbedin Basha  gazetar
Jam një qytetar banues në Tiranë, intelektual dhe ndjekës i situatës në politikën shqiptare.  Jo, se më nxit kush, të analizoj situatën, por indicja për të sqaruar diçka që opinioni publik, i errësuar nga militantizmi partiak,  pa kur farë argumenti rreshtohet nga fryn era. Ky është mendimi im dhe nuk ja imponoj askujt.
Për këtë do sjell në vëmendje disa argumente, që besoj se disa prej tyre do të ngjizin në mendjen dhe shpirtin demokrat.
S’jam anëtar i asnjë partie. Kjo së pari qeniena ish ushtarak, i privuar nga statusi dhe së dytë si zbatues i ligjit për atë periudhë që isha në detyrën e gazetarit dhe të oficerit të çështjeve publike në strukturat e FA-së dhe të Ministrisë së Mbrojtjes. Tani që e shoh vehten në liri për të ushtruar bindjet e mia politike kam të drejtën e zotit të atashohem në çdo krah të politikës.
Në analizën që po i bëj situatës aktuale në vend, shpresoj se sadopak do prek zemra demokratësh e socialistësh që e duan demokracinë dhe do rreshtohen në kahun e duhur të saj.
Në vitin 90′ të thërrisnim “Liri demokraci”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” Sinjale të para u dhanë në demostratën e 25 Marsin 90’të, vijoi me rrëzimin e bustit 20 shkurt 1991 dhe ngjarrjet e 2 prillit pobtë atij viti, ku mbetën 4 të vrarë, etj, etj.Tash pas 33 vjetësh, përsëri digjoj të njëjtin rrefren nëpër mitingje, në protesta, etj. Ç’ka nënkupton se demokracia në Shqipëri është e brishtë dhe ata që e sollën me ndryshimin e sistemit dhe sjelljen e pluralizmit, nuk e çuan deri në fund amanetin e dëshmorëve dhe ithtarëve të demokracisë, por përkundrazi gjatë rrugës për ego të pushtetit, e qëndrimit gjatë në karrige e deformuar dhe e lanë në këtë gjendje që është sot.

Vetvetiu lind pyetja, Kush janë këto? Në këndvështrimin tim janë pushtetarët e 33 viteve, që ish kryetari i PD, Lulzim Basha i ka cilësuar “Trekëndëshi i Bermudës” dhe që nënkupton Berisha, Meta dhe Rama, të cilët kanë uzurpuar partitë e tyre dhe nuk lënë hapsirë e frymëmarrje për të tjerët, për të rinjtë e shkolluar në vend dhe perendim. Pra, janë “Uni”, që e konsiderojnë veten të pa zëvendësueshëm dhe si “shpëtimtarët e kombit”, duke mos harruar se koha e tyre ka perënduar një herë e mirë. Dhe se ka ardhur koha të çrrënjoset një herë e mirë në mendjen e opinionit publik mentaliteti monist i diktaturës komuniste, që propaganda e asaj kohe e trumbetonte me të madhe se “Po vdiq Enveri”, apo “Iku një ministër”, e mori lumi Shqipërinë. Koha ka vërtetuar, se në 30 vjet ndryshim sistemi, janë nderuar dhjetra presidentë, kryeministra e ministra, por nuk janë larguar treshja, të cilësuar si “Trekëndshi Bermudës”, që e kanë kapur për fyti politikën shqiptare dhe luajnë me popullin si macja me miun. Kur e ndjejnë rrezikun, krijojnë koalicione si t’jua dojë qejfi, duke kënaqur orekset e njërës apo tjetrës palë, pa kurr farë serioziteti. Për këtë po përmend një rast. LSI, tani Partia e Lirisë e cila e ka prekur pushtetin si atë qëndror dhe atë lokal në koalicion, herë me PS, herë me PD. Por, jo gjithnjë ka qenë transparente në qëndrim të marrëveshjeve të nënshkruara. Kur u bënë zgjedhjet bashkiake 2011, për kryetar bashkie, asokohe Lulzim Basha, në mes të rrugës në vitin e dytë LSI e braktisi PD dhe kryetarin e dalë nga koalicioni dhe i krijoi vështirësi në përmbushje të misionit, duke ju bashkuar këshilltarët e saj këshilltarëve socialist, fenomen që ndodhi në gjitha qarqet e Shqipërisë. Një pababesi!  Dhe këtë fakt, analistët dhe gazetarët kur nuk e kanë analizuar si fenomen me dëm në favor të PD-së. Kjo natyrisht që dihet se ndikoi dukshëm në miratimin e një sërë vendimesh nga Këshilli Bashkiakë në Tiranë  përfshi edhe fondin të Rrugës së Bulevardi i Ri, “Zogu i Parë” dhe relizimin e një sërë projektesh në interes të zhvillimit të Tiranës. Kjo, në dy vitet e fundit të mandatit si kryetar Bashkie i kushtoi shumë Lulzim Bashës në karrierës së tij dhe i krjoi probleme në marrjen e vendimeve, në interes të qytetarëve të Tiranës. Gjithashtu, kjo krijoi dhe një handikap, pasi shumë anëtar e simpatizant të PD-së për interesa ekonomike u larguan nga PD që në 2013 humbi pushtetin dhe ju bashkëngjiten LSI që krijoi koalicion me Partinë Socialiste. Kjo frymë  negativiste në vitet në vazhdim solli t”kurrje të elektoratit demokrat dhe me pasoja të rënda në vitet në vijim. Asokohe thuhej nga LRI, “votoni kandidatin për kryetar bashkie të PD dhe votat për partinë jepjani LSI”. Kjo praktikë u shtri në gjithë qarqet në zgjedhjet e pushtetit vendor, që vitin tretë të mandatit kryetarët e bashkive në qarqe u vunë në pozita të vështira në marrjen e vendimeve. Praktika e së kaluarës, po ndiqet edhe tani me Partinë e Lirisë, në koalicion me rithemelimin, kjo dhe me një ndryshim edhe më të madh se jo nën siglën e PD-së, por shtojcë LSI, ku përsëri trumbetohet se “Votoni kandidatët për kryetar të Rrithemelimit” dhe si parti Këshilltarët e PL. Kurr në zgjedhjet  parlamentare të 2024, nuk dihet dhe si zihet besë askujt, se çfar rruge mund të marrë dhe me kë mund të bëjë koalicion, Partia e Lirisë. E natyrisht pasojat pastaj dihen në kurriz të kujt do bien dhe padyshim në kurriz të demokratëve. Në një kohë, kur Partia Demokratike Zyrtare, ose siç i thonë “partia e vulës” e ka paralajmëruar këtë fakt dhe kërkon që kandidatët anëtarë të PD, të koalicionit “Bashkë fitojmë”, ti atashohen, siglës Partia Demokratike. Në analizën time do thoja “Kualicioni Bashkë Fitojmë, thike pas shpine për PD”. Kjo le t’i lihet kohës ta vërtetoj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular