Bujar Leskaj: Gjithë qytetarëve të besimit Katolik u uroj përzemërsisht: Gëzuar Pashkën!

0
174
Nga Bujar Leskaj
Gjithë qytetarëve të besimit Katolik u uroj përzemërsisht: Gëzuar Pashkën!
Pashka është kremtimi i ringjalljes së Jezu Krishtit; është festa simbol e një fillimi të ri, e triumfit të së mirës mbi të keqen, fitores së jetës mbi vdekjen, dashurisë mbi urrejtjen, tolerancës mbi arrogancën, shpresës mbi errësirën, bashkimit mbi përçarjen!
Kjo ditë nuk duhet të jetë thjesht një simbolikë, por qëllimi i gjithsecilit prej nesh për një jetë me më shumë solidaritet, dashuri njerëzore, energji e shpresa të ripërtërira, ngjallje të vërtetë të vlerave njerëzore, për një shoqëri solidariteti dhe përgjegjësie të përbashkët.
Gëzuar e për shumë vjet Pashkët!