BallinaKronikeEMRI+FOTO/Humb jetën prokurori i njohur

EMRI+FOTO/Humb jetën prokurori i njohur

Ka humbur jetën në moshën 103 –vjeçare prokurori i fundit i mbijetuar nga gjyqet e Nurembergut, i cili arriti të sjellë para drejtësisë pas Luftës së Dytë Botërore qindra nazistë që kryen krime lufte, Benjamin Ferencz. Ferencz, një jurist i shkolluar në Harvard, gjykoi disa oficerëve gjermanë që drejtuan skuadra të ndryshme vdekjeje gjatë luftës.

Mediat e huaja shkruajnë se, Ferencz vdiq në një strukturë të asistuar të jetesës në Boynton Beach, Florida. Ndër të tjera në media shkruhet se ai e ka marrë detyrën kur ishte vetëm 27 vjeç kur shërbeu në Nuremberg si prokuror në 1947. Të pandehurit nazistë, duke përfshirë Hermann Goering, u ulën në bankën e të akuzuarve për një seri gjyqesh për krime kundër njerëzimit, duke përfshirë Holokaustin. Për dekada, ai mbështeti krijimin e një gjykate penale ndërkombëtare. Këtë e arriti duke krijuar gjykatën ndërkombëtare në Hagë të Holandës. Ai ishte gjithashtu një donator i madh për Muzeun Përkujtimor të Holokaustit të SHBA-së, i krijuar në Uashington

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular