Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, rreth orës 03:00 të mëngjesit të së hënës (10 prill).
Raportohet se një 50 vjeçar, ende i paidentifikuar, është përplasur nga një karrotrec në afërsi të fshatit Zhamë. Dyshohet se viktima është endacak. Ndërsa drejtuesi i mjetit, 27 vjeçari me iniciale M. Ç., banues në Levan, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Lushnjë/Informacion paraprak
Rreth orës 03:00, në aksin rrugor “Rrogozhinë-Lushnjë”, në afërsi të fshatit Zhamë, automjeti tip “Karrotrec”, me drejtues shtetasin M. Ç., 27 vjeç, banues në Levan, ka aksidentuar një shtetas rreth 50 vjeç, ende të paidentifikuar (dyshohet endacak), i cili ka ndërruar jetë.
Shtetasi M. Ç. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.