BallinaKronike“Ka ndodhur hataja e madhe”- Bashkëshorti i 37-vjeçares tregon si mori vesh...

“Ka ndodhur hataja e madhe”- Bashkëshorti i 37-vjeçares tregon si mori vesh tragjedinë: Ç’të shihja….

Bashkëshorti i Migena Sinanit, Erjon Sinani ka rrëfyer momentin kur mori vesh lajmin tragjik se i vëllai, Ronaldi i kishte ekzekutuar bashkëshorten e më pas kishte vrarë veten.

Ai tha se prindërit i kishin dërguar mesazhe dhe në momentin që i mori në telefon i thanë “hataja e madhe ka ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë”.

Erjon Sinani, i cili po punonte si taksist kur ndodhi tragjedia, tregoi se kur shkoi në shtëpi gjeti të vëllanë të shtrirë në tokë, pa shenja jete. Ai tha se 44-vjeçari ka shfaqur shenja depresioni më parë, por kohët e fundit gjendja e tij ka qenë mirë.

“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit, por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia, gjak, vëllain të shtrirë në tokë. Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë”, tha ai për ABC News.

Ronald Sinani hyri në dhomën e kunatës së tij, Migenës dhe teksa ajo po flinte gjumë me vajzën 2-vjeçe në krevat, ai e qëlloi për vdekje me plumb në gjoks.

Më pas doli në oborrin e banesës dhe vrau veten. Kanë qenë prindërit e tij që kanë dëgjuar krismat e armës dhe kur janë ngritur u përballën me skenën e tmerrshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular