BallinaPolitike14 maji/Bujar Leskaj bashkë me kandidatin takime në Gjormë dhe Velcë të...

14 maji/Bujar Leskaj bashkë me kandidatin takime në Gjormë dhe Velcë të Bashkisë Selenicë

spot_img
spot_img
Deputeti dhe drejtuesi politik Bujar Leskaj vazhdon takimet ne cdo nivel strukture dhe me qytetaret te qarkut Vlore se bashku me kandidatet dhe drejtues lokale te partise. Keto dite zoti Leskaj ishte ne takime ne Bashkine Selenice ne Gjorme dhe Selce se bashku me kandidatin Rakipaj
Leskaj: Takim në Gjorm, Bashkia Selenicë
Së bashku me kandidatin Leonard Rakipaj, ndaluam në Gjorm, në Gjormin e krenarisë labe, traditës e zakoneve, në Gjormin e njerëzve punëtor e fjalëmirë.
Gjatë këtij takimi miqësor me banorët e Gjormit , diskutuam për problematikat e zonës, zgjedhjet vendore të 14 Majit dhe mbarëvajtjen e fushatës.
Banorët u shprehën se infrastruktura në brendësi të njësisë lëngon, shërbimet nga ana e Bashkisë Selenicë mbeten inekzistente, sikur kjo njësi mos të jetë pjesë e kësaj Bashkie; mungesa totale e vëmendjes së qeverisjes vendore, përgjatë 4 viteve, përbënin theksin e fjalës së çdo banori.
Largimi i popullsisë, largimi i të rinjve, fenomen i theksuar në të gjitha fshatrat e Lumit të Vlorës, si plaga më e madhe e këtyre njësive.
Tokat e Gjormit dhe pothuajse çdo fshati përgjatë Lumit të Vlorës janë të papunuara e të mbetura djerrë, sepse subvencionet bujqësore dhe mbështetja e politikave vendore për bujqësinë nuk ju dedikohen atyre.
Në fjalën e tij, kandidati për Bashkinë e Selenicës z.Leonard Rakipaj shprehu konsideratë për të gjithë banorët e Gjormit e çdo fshati të Lumit të Vlorës, ku theksoi rëndësinë që Gjormi dhe çdo njësi tjetër, pjesë e Bashkisë Selenicë, do të kenë në plotësimin e çdo nevoje infrastrukturore apo shërbimi, si detyrim parësor i Bashkisë.
Kandidati Leonard Rakipaj shpalosi programin e tij për drejtimin e Bashkisë Selenicë, ku theksoi rëndësinë që çdo fshat dhe njësi përbërëse e Bashkisë Selenicë do të kenë nën drejtimin e tij, ku u ndal veçanërisht te Gjormi.
Kandidati Leonard Rakipaj shprehu falenderime dhe mirënjohje për kontributin e çdo banori të këtyre zonave në këto zgjedhje, kaq të rëndësishme.
Banorët shprehën mbështetje të pakursyer për z.Leonard Rakipaj, sikurse përcollën mirëpritjen e figurës së tij në këto zgjedhje.
Leskaj: Takim në Velcë, Bashkia Selenicë
Së bashku me kandidatin për kryetar Bashkie Selenicë, z.Leonard Rakipaj, takim dhe bashkëbisedim miqësor me banorët e Velçës.
Një takim mbresëlënës, i cili përcolli mbështetje e frymë tejet pozitive krah fushatës së kandidatit Leonard Rakipaj.
Banorët e Velçës, si në çdo njësi tjetër të Bashkisë Selenicë shtruan problemet kryesore të kësaj njësie, ku theksuan infrastrukturën e lënë në mëshirë te fatit, si problemi parësor që prek çdo banorë dhe biznes të zonës. Janë më pak se 30 km nga vendi i njohur si Qafa e Varr’tavës deri në Vërmik, një rrugë që përshkon disa fshatra si Velçë, Ramicë, Verbas, Matogjin, Bashaj e Vërmik. Mungesa e saj penalizon qindra banorë të këtyre njësive.
Zhgënjimi i banorëve ishte i madh, sepse politikat vendore të Bashkisë dhe premtimet e qeverise gjatë 4 viteve të fundit, kanë qenë politika të gënjeshtërta.
Në fjalën e tij, kandidati Leonard Rakipaj shpalosi programin e tij, lidhur me administrimin, menaxhimin dhe vëmendjen që të gjitha njësitë, pjesë e Bashkisë Selenicë do të kenë nën drejtimin e tij, ku thelbi i bisedës u përqendrua në vëmendjen kushtuar Velçës dhe rrethinave të saj.
Ne kete takim biseduam dhe per zhvillimet politike brenda te djathtes.
Banorët shprehën mbështetje për shokun dhe mikun e tyre , me karakter , integritet politik, te thjeshte, punetor e besnik,kandidatin z.Leonard Rakipaj dhe koalicionin BASHKE FITOJME , si dhe u treguan optimist për fitoren e tij në Bashkinë Selenicë.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular