BallinaAktualitetParashikimi i motit përditen e sotme: Kthjellime dhe....

Parashikimi i motit përditen e sotme: Kthjellime dhe….

spot_img
spot_img

Sipas MeteoAlb: Masa ajrore të qëndrueshme kanë përfshirë një pjesë të mirë të Ballkanit Perëndimor duke diktuar kushte të motit edhe në territorin Shqiptar. Parashikohet që pjesa e parë e ditës të jetë nën dominimin e kthjellimeve në ultësirën perëndimore, por do të ketë kalime të pakta të vranësirave në zonat malore.

Ndërsa gjatë pasdites dhe mbrëmjes vranësirat kalimtare do të bëhen më të dukshme në vendin tonë, por mbeten të fokusuara në zonat malore duke krijuar momente të pakta me pika shiu në zonat Veriore.

Temperaturat e ajrit do të mbeten kostante në mëngjes, por rriten ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 19°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Territori i Kosovës do të jetë në mbizotërmin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta gjatë gjithë ditës. Por parashikohet që vranësirat herë pas here të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje në sasira të pakta dhe në zona të izoluara. Në pjesën më të madhe të vendit vranësirat pritet të gjenerojnë reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë flokë dëbore

Maqedonia e Veriut

MV mbetet nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve me kthjellime në pothuajse gjithë ditën. Por vranësirat do të zhvillohen përkohësisht duke gjeneruar reshje të pakta shiu në një pjesë të mirë të MV dhe reshje të izoluara dëbore në zonat malore. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C mëngjesi deri në 15 °C në orët e mesditës.

Rajoni dhe Evropa

Vendet Nordike do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta dhe reshjeve të dëborës. Gjithashtu si pasojë e zhvillimit të përkohshëm të ciklonit të Islandës Europa Qendore do të përfshihet nga vranësirat e shpeshta dhe reshjet e shiut, të cilat herë pas here do të shoqërohen me fuqizim të përkohshëm të parametrit të erës. Ndërsa pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit dhe Europa Lindore parashikohet të jenë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave, ku më të dukshme vranësirat mbeten në brigjet e Egjeut duke krijuar momente të pakta me reshje të izoluara.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular