BallinaKronikeSPAK nis hetimet për armët e gjetura në Durrës: Një grup kriminal...

SPAK nis hetimet për armët e gjetura në Durrës: Një grup kriminal në Angli do…

spot_img
spot_img

Hetimet për pistoletat e kapura ditën e sotme në portin e Durrësit do të kryhen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Dyshohet se armët e zbuluara do të transportoheshin në funksion të veprimtarisë së një grupi të strukturuar kriminal në Angli. Rrezikshmëria që mbartin akte kriminale si trafiku ndërkombëtar i armëve, i mbetur në tentativë në këtë rast, si dhe zbulimi i aktivitetit të grupeve kriminale që veprojnë në Angli, do t’i transferojnë  hetimet për këtë rast në Tiranë.

Strukturat e posaçme pritet të hetojnë në lidhje me trafikimin e armëve mbetur në tentativë dhe zbulimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje, duke nisur nga porositësit e mallit të ndaluar, blerësit, shitësit, transportuesit dhe për çfarë do të përdoreshin ato.

Edhe roli i transportuesit pritet të qartësohet më tej nga marrja në pyetje e shoferit të furgonit që është arrestuar nga policia.

Policia e Durrësit nuk ka dalë ende me një deklaratë në lidhje me ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular