Nita dhe ronaldo kanë pasur një sërë përplasjesh gjatë kësaj jave. Teksa po sqaroheshin gjatë spektaklit të sotëm, ata vijuan përballjet, pasi Ronaldo tha se Nita donte të dilte si person i dhunuar. Ndërkohë, këngëtarja deklaroi se nuk ishte ky qëllimi i saj.
Nita: Tipat si Ronaldo, nuk më lëkundin. Ai e shprehu qëllimin e tij që në fillim. Fakti që mori guximin të më kapte nga krahu, kur i thash mos më prek, më acaroi. Nuk ka të drejtë askush të më prekë, kur unë them mos më prek. Edhe me lojën me miell, nuk ia ktheva në të njëjtn monedhë. Si lider, unë e ndjeva të bëja diçka për Ronin. I thash Qetsorit dhe Elvisit që të shtrojmë një darkë për Ronaldon dhe të flasim qetë. Kjo ide u prit shumë keq nga Ronaldo dhe aq më keq kur e frynë banorët e tjerë. Çfarë nuk u tha atë ditë. Unë jam e qetë, sepse e di që qellimi im ishte shumë i qartë. U përlota për disa strese të tjera, jo për Ronalon. Nuk ka arritur deri në atë pikë Ronaldo.
Ronaldo: Gratë dhe vajzat e kësaj shtëpi dhe jashtë, e dinë shumë mirë që unë nuk jam as dhunues, as intimidues dhe as agrevis. Unë nisa lojën me miell, kur Nita na çoi në nominim. Nitën nuk e kishte zënë gjumi, kur unë e preka te krahu.
Nita: Mu thaftë goja që të nominova, se dole nga vetja komplet.
Ronaldo: Nita filloi duke bërë viktimën si një grua e dhunuar. Unë i kërkoi falje.
Nita: Kur më kërkove falje? Nuk guxon të më prekësh me dorë.
Ronaldo: Gjëja më e shëmtuar është kur liderja e shtëpisë i trajton banorët si viktima. Nita mblodhi të gjithë banorët, a thua sikur unë isha i droguar, i alkoolizuar apo i divorcuar. Ishte si qëllim, që Nita të dilte sa më mirë përpara të tjerëve. Ai që do të bëjë një të mirë, të vjen dhe të kap dhe të thotë, a dëshiron ta bëj këtë gjë për ty? Një shok i mir vjen dhe të pyet për hallin që ke.
Nita: Tregoje arsyen përse ma hodhe miellin.
Ronaldo: Për qejf.
Nita: Një shok nuk ta hedh për qejf miellin.