BallinaPolitikeZyrtari i lartë amerikan 45 minuta takim me Alibeajn dhe disa deputetë...

Zyrtari i lartë amerikan 45 minuta takim me Alibeajn dhe disa deputetë të tjerë demokratë. Shoqërohet nga Yuri Kim

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka mbërritur pak momente më parë në zyrat e reja të PD-së zyrtare, ku pritet të takohet me kryetarin e komanduar Enkelejd Alibeaj. Escobar shoqërohej nga Kim ndërsa janë pritur nga Gazment Bardhi.

Më pas, siç është parashikuar, Escobar do të takohet edhe me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Fokusi i këtyre takimeve janë zgjedhjet e 14 majit, vizitë që vjen pak para nisjes së fushatës. Dje, zyrtari amerikan u takua edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe presidentin Bajram Begaj.

Pas takimeve, Ambasada e SHBA-ve nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve në Shqipëri, nevojën për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe nevojën që partitë politike dhe liderët të sigurojnë që kandidatët të përmbushin kërkesat e ligjit dhe pritshmëritë e qytetarëve për integritet të lartë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular