BallinaBotaSilvio Berlusconi del nga terapia intensive. Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit...

Silvio Berlusconi del nga terapia intensive. Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit italian

spot_img
spot_img

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berlusconi, ka dalë nga terapia intensive, ku po trajtohej që prej 5 prillit kur shfaqi komplikime të sëmundjes me të cilën po përballet, Leuçemisë.

Sipas mediave italiane, Berlusconi u transferua nga kujdesi intensiv në një repart të zakonshëm spitalor. Vëllai i tij Paolo e konfirmon këtë kur hyn në San Raffaele për të vizituar ish-kryeministrin.

“Gjithçka është në rregull”, thotë ai. Më pas shton, duke iu drejtuar gazetarëve: “Shpresoj ta përfundoni punën sa më shpejt: do të thotë se gjithçka po shkon mirë”. Ish-kryeministri ndodhet i shtruar në spital që prej datës 5 prill me pneumoni, një ndërlikim i leucemisë kronike mielomonocitare, nga e cila vuan prej disa kohësh.

Berlusconi ndiqet nga mjeku i tij i besuar dhe shefi i kujdesit intensiv, Alberto Zangrillo, dhe nga Fabio Ciceri, në krye të njësisë së hematologjisë dhe onkohematologjisë në spitalin Milanez.

Si zakonisht, familja dhe miqtë vizituan Berluskonin të dielën, përveç vëllait të tij Paolo.

Mbështetje e fortë për të ka ardhur edhe nga bota e politikës. Zëvendëskryeministri dhe ministri i transportit, Matteo Salvini, komenton në Tëitter lajmin për daljen e Berlusconit nga terapia intensive: “Paç fat Silvio, miku im!”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular