Nga Bujar Leskaj
Takimi me avokatët në Vlorë
Takimi me avokatët në Vlorë
Diten e premte ,14 prill,Ju bashkova takimit me avokatët e Dhomës së Avokatisë Vlorë, si deputet i Vlorës, së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike Vlorë, avokatin Atird Hoxha dhe kryetarin e PL Vlorë avokatin Arjan Isufi. Ky takim, i cili dha mesazh të mirë qytetar dhe kishte fryme konstruktive, u organizua nga kandidati për kryetar bashkie, z.Hysni Sharra.
Gjatë fjalës së tyre avokatët shtruan shqetësimet kryesore. Si njohës të mirë të ligjit dhe së drejtës ata theksuan se problemet më të mëdha me të cilat hasen qytetarët janë problemet e prones perfshire shpronesimet,dëmtimet e qytetarëve nga proceset gjyqësore me OSHEE dhe Ujësjellësin, sikurse dhe mungesa e politikave sociale e ndihmuese për shtresat në nevojë.
Ata shprehën ide të mira këshilluese dhe orientuese, lidhur me programin e kandidatit Hysni Sharra, si pika reference për diversifikimin dhe plotesimin e tij.
Fjalën time në këtë takim me avokatët e nderuar të Vlorës, si intelektual e qytetar të Vlorës e hapa me mesazhin dhe bindjen time se mbas disa vitesh, institucione të njohura e konsoliduara të politologjisë, Shqipërinë në këto 10 vite të qeverisura nga sekti Rama do ta marrin si shembullin klasik të asaj që quhet në terminologji, “State Capture”, sepse Rama dhe sekti i tij kanë kapur çdo pushtet në vend.
Theksova rëndësinë që ka përcaktimi i minimumit jetik në Shqipëri, prej së cilës duhet të burojë çdo politikë tjetër sociale dhe ekonomike në vend, sikurse fola gjithashtu dhe për taksimin e padrejtë prej 23% që sekti Rama aplikon ndaj profesionistëve, ku bëjnë pjesë dhe avokatët.Çështje këto të cilat i kam ngritur dhe në Kuvend.
Gjithashtu ndava një vlerësim kushtuar avokatëve të Vlorës, të cilët disa muaj më parë me guxim qytetar dhe profesionalizëm organizuan protestën për të kundërshtuar hartën e re gjyqësore, e cila në thelb cënon qytetarët vlonjatë.
U shpreha besimplotë se Hysni Sharra, nesër si qytetar i parë i Vlorës, do të jetë kryeshërbestar i saj.
Z.Hysni Sharra dhe drejtuesit e koalicionit BASHKE FITOJME falenderuam me mirënjohje e respekt për pjesëmarrjen dhe idete e sugjerimet dashamirëse e konstruktive që përcollën në takim.