Vajza në foto është, Jona Reçica, 15 vjeçe, e cila për herë të parë përfaqësoi Kosovën në Kampionatin Individual Evropian të shahut, që u mbajt në Petrovac të Malit të Zi.
Pjesëmarrja e të resë në këtë kampionat, shihet si një sukses i madh për të, klubin e saj të shahut, Dardania, por edhe për shahun e femrave në Kosovë.
Për REL, Jona shprehet se shahun e ka mësuar nga babai shahist, ndërsa shton se ka dëshirë që një ditë ta mposhtë atë.
“Nuk e mbaj mend kur e kam mësuar se kam qenë shumë e vogël, vetëm se e di që prej babait…Të fillon të të vjen inat, në njëfarë mënyre, që humb vazhdimisht lojën sepse babi është lojtar më i fortë se unë, dhe pastaj [mua] më pëlqen ajo ndjesi, që ta mund dhe t’ia përmend [se ka humbur]”, thotë Jona.