BallinaKulture"PËRSËRI VENDLINDJES", cikël poetik me 7 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga...

“PËRSËRI VENDLINDJES”, cikël poetik me 7 poezi nga Tomor Kotarja, marrë nga vëllimi “Lajme nga dieli”

spot_img
spot_img

Cilek poetik nga Tomor Kotarja

BOTA, KOHA, HAPËSIRA

Sa e vjetër është kjo tokë
Zoti e krijoi për Shtatë Ditë
Shtatë kat Qiell e një Hënë
Shtatë kat Qiell e një Diell!

Shtatë pash mjekër,
Shtatë pashë shtat,
Shtatë ditë jave,
E kësmete Shtatë!

Shtatë udhë mali,
Shtatë valë deti,
Shtatë fjalë zemre,
Shtatë krerë kushedre.

E prapë Shtatë mbretëri,
E prapë Shtatë mrekulli,
Edhe nëna ime,
Bekoi Shtatë fëmijë!

PËR VETE

Isha dje, jam dhe sot
Më i bukur, më i plotë
Të qëndroj jam i vendosur
Krejt në këmbë, i pasosur!

Jam rrëzuar e jam ngritur
Jam lodhur por jo zvarritur;
Rrugën prapë e kam vazhduar
Kam dështuar, prap fituar!

Sytë i kam me miq e shokë
Me dy djem e vajzë dëshiri
Me babë e nënë e fjalën troç
I lehtë, bleruar si gjeth ulliri!

Në jetë me mund e me djersë
Në udhë jam një tungjatjeta!
Një shteg për ju, një streh për miqtë
Një fjalë jam, një hap si qeshja!

ALBRI
(Kartolinë për ditëlindjen tënde)

Ne prindërit kemi një dëshirë
Presim e duam një djalë të mirë,
Djalë të mbarë e me vision
Mirësinë si profesion!

Dhe të tillë Albrin kemi
Dhe njëqind ty të themi
Fat, bardhësi paç në jetë
Djalë pas djali, mbret mbi mbret!

PËR TY DEJVI

Biri im Dejvid
Shumë i shkathët, simpatik
Të flas me zemër, të shoh në shpirt
Ti je jeta, ti je dritë!

Pak çapkën por me mend,
Do të rritesh, do zësh vend
Si një lis anës bregut
Drithërimë anës shelgut!

Jeta është peripeci
Paç fat, vullnet e bardhësi
Ne me ty jemi krenarë
Fjalë pak e zemër ar!

Mrekullitë që na i fal
Zoti Dejvid ti je nga qëmoti,
Hapat hidhi me siguri
Je për ne një mrekulli!

PËRSËRI VENDLINDJES

Vendlindje të kam të shtrenjtë
Kudo që shkoj, kudo që jam
Si zogu i klloçkës të ndjek pas
Si dallëndyshe çerdhe të kam.

Vendlindja ime, qeshja ime,
Hapi im dhe ëndrra ime,
Libri im dhe shtroja ime
Fryma dhe dita ime!

Në krye pranë Korabit,
Me mollëza pranë Drinit
Në ag në sy lindjen,
Në muzg në sy të perëndimit.

Vendlindja ime,kënga ime
E vëllezërve, motrave, bashkëfshatarë,
Ju përshëndes me dorë në zemër
Ju fal sytë e shpirtin bashkë

MIRMËNGJES FRIENDS!

Papjekuria, pabëzia e klasës politike
Që pret pushtetin si dhelpra rrushtë
E u shkon lëng nga goja
E ngadalë po u del boja.

Premtime, premtime, pa fund premtime
Në shkretëtirë nuk ka prodhime!
Njerëzia thonë, thonë e flasin
O Zot nga e fryra si nuk pëlcasin!

Në skenë si Romeo e Zhuljeta Luten

e vdesin për dashurinë
Jashte skenës dhëmbët i shkërmoqin
Dhëmbë për lavdinë e pasurinë!

O Zot nga e fryra si nuk pëlcasin!

Ti je..

iT copê tokë je imja
Je shpirtiim,

Ti je frymezimi
Ti je rrënja ime

Fotozintese je per mua
Gjak e mish e thua
Për ty e kam
Ashtin tim.

Qofsha falë kreshtës
Lumit, gurit e drurit
Tek ashti im
Do pushoj qënia ime

Lakuar si vala
Në brigjet e detit
Mëndafsh je në muzg
Si rudinë e butë
I dehur nga malli
Si njeri i cmendur
I cmendur, i pagdhendur…

Lajthi, akacien, man
E dushk
Qershi, mollë
Edardhë, kulumbri e ftonj
Në ashtin tim

Në qënien time
Pafundësishtdo të jetojnë.
Me ty e për ty
E shtrenjta ime!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular