Nga Agron Duka
Vlonjatë, mbështesni njerëzit e punës dhe jo aktivistët politikë
Vlonjatë, mbështesni njerëzit e punës dhe jo aktivistët politikë
Në Kotë, në krahinën e Lumit të Vlorës, gjendet edhe njëra nga fabrikat e përpunimit të qumështit Erzeni. Një stabiliment i ndërtuar prej vitesh dhe i specializuar në prodhimin e djathit kaçkavall.
Pjesë e suksesit të këtij stablimenti është edhe Eda Begaj, që drejton sektorin e cilësisë dhe sigurisë ushqimore në këtë fabrikë.
Kontribtin e saj, Eda dëshiron ta japë tashmë jo vetëm në fabrikë, por edhe në Këshillin Bashkiak të Vlorës. Ajo është kandidatja që kryeson listën e PAA në këtë bashki.
Ju kemi thënë se ne kemi zgjedhur njerëzit e punës për tju përfaqësur, dhe jo aktivistë politikë që punën e parë kanë patur atë të anëtarit të forumit rinor të partisë.
Mbështeteni dhe votojeni Edën, si modelin e njeriut të punës dhe ndershmërisë.