BallinaShow Bizz“Jetoj në makinë”/ Ish-menaxheri bën deklaratën e fortë: Kim Kardashian më shkatërroi...

“Jetoj në makinë”/ Ish-menaxheri bën deklaratën e fortë: Kim Kardashian më shkatërroi financiarisht

spot_img
spot_img

Ish-partneri i biznesit të yllit botëror, Kim Kardashian, ka dalë së fundmi në një protestë ‘solo’ kundër saj. David Liebensohn pretendon se është i ‘shkatërruar financiarisht’ dhe se jeton në makinën e tij prej manipulimit të marrëveshjeve.

43-vjeçari thotë se është bashkëkrijues i aplikacionit të njohur me simbole ‘emoji’ me tematikë Kardashian, Kimoji.

Liebensohn, që punonte në setin e programit ku Kardashian u bë e famshme ‘Keeping Up With the Kardashians’ thotë se aplikacioni arrinte të gjeneronte $1 milionë çdo minutë.

“Jetoj në makinë”/ Ish-menaxheri bën deklaratën

Ai ka publikuar disa video ku dëshmon për manipulimin e bërë nga gruaja e famshme e rrjetit.

Aplikacioni u bë aq i preferuar sa ish-bashkëshorti i saj Kanye West, e ka përmendur dhe në muzikën e tij të albumit ‘The Life of Pablo’.

Në këngën e tij ‘Facts’, West këndon në lirika: “Kimoji duhet të mbyllësh shitjet! Po na jep një milionë në minutë, po fitojmë një milionë në minutë!”

Liebensohn tashmë flet hapur për gjendjen e tij të mjerë financiare, dhe rregullisht poston fakte për gabimet e marrëveshjes së tij me Kardashian, dhe duke thënë se “refuzon të heshtë më gjatë”.

“Jetoj në makinë”/ Ish-menaxheri bën deklaratën

Në shumë nga videot e tij në Instagram e TikTok, burri shihet duke ecur në trotuar me pankartën ku shkruhet: “Kim Kardashian më shkatërroi jetën.com.”

Gjërat për Liebensohn nisën të shkonin keq kur paditi Kardashian për $300 milionë në vitin  2019, duke pretenduar se i vodhi idenë e tij për aplikacionin Kimoji dhe e përvetësoi atë.Duke folur për të përditshmen britanike Daily Mail, ai thotë se nuk ka fituar asnjë cent nga puna e tij

Ndërsa përfaqësuesit e Kardashian thonë se ai kishte nënshkruar me vetëdije për të hequr dorë nga të drejtat duke i dhënë pronësinë e ‘Kimoji’ grupit Skims.

Një përfaqësues i Kardashian thotë se pretendimet e burrit janë refuzuar nga gjykatësi i Los Angeles në vitin 2020.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular