BallinaKronike“Më ngacmonte në Instagram, Stiveni e pa”, vrasja e 20-vjeçarit, çfarë tha...

“Më ngacmonte në Instagram, Stiveni e pa”, vrasja e 20-vjeçarit, çfarë tha e dashura. Autori e mohon

E dashura e Stiven Toshkësit, i cili u vra me thikë pak pas mesnatës së të martës nga 18-vjeçari Axel Hoxha, në dëshminë e dhënë për policinë ka deklaruar se autori i krimit e shqetësonte në rrjetin social Instagram

Sipas saj, këto shqetësime nga ana e autorit të krimit, janë vënë re nga partneri i saj 20-vjeçar, gjë që ka sjellë konflikt mes Stiven dhe Axel.

Por në dëshminë e tij, Axel Hoxha ka mohuar ta ketë ngacmuar vajzën duke thënë se takimet dhe kontaktet mes tyre ishin të pashmangshme për shkak se ishin në një klasë, shkruan Panorama.

Madje ka kërkuar edhe ballafaqim me të dashurën e viktimës. 18-vjeçari njihej si person problematik në shkollë dhe zonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular