Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Policia kanë zhvilluar një aksion blic në qytetin e Elbasanit.
Panorama TV mëson se kontrollet janë zhvilluar në disa pika të qytetit. Ndërsa siç shihet nga pamjet e siguruara, policia ka kontrolluar mjete luksoze.
Operacioni vjen pas disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në Shqipëri, si vrasja e biznesmenit në Lezhë, Ardian Nikulaj.
Per kete ngjarje ende nuk ka asnje austor. Ngjarja ndodhi tre dite me pare, kur nje person hyri ne lokalin e tij ne Shengjin dhe e qelloi 7 here.