Ka dalë para gjykatës një nga autorët e dyshuar të vrasjes së 20-vjeçarit Stiven Toshkezi.
Aleks Hoxhaj, një nga autorët e dyshuar, u njoh me masën e sigurisë “arrest me burg”.
Kujtojmë se i riu u qëllua me thikë pas shpine gjatë natës shumë pranë banesës së tij në Tiranë. Toshkësi sapo kishte lënë punën kur është përballur me dy 18-vjeçarët, të cilët e kishin qëlluar pas shpine, duke i shkaktuar plagë të rënda.
Dje gjykata la në burg edhe Ensi Mazen si bashkë-punëtor.