BallinaKryesoreKandidati Roland Bejko takon ekspertët: Ja programi i PD-së për arsimin

Kandidati Roland Bejko takon ekspertët: Ja programi i PD-së për arsimin

Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës Roland Bejko, diskutoi me pedagogë dhe studentë, prioritetet e tij për arsimin ku mori edhe mendimet e tyre për ti bërë pjesë të programit të tij. Shqetësimi kryesor në tryezën me ekspert të fushës ishte mungesa e infrastrukturës në zonat e thella dhe klasat kolektive. “E vërtetë, Tirana nuk është vetëm si qytetet, Tirana si Bashki është edhe në zonat rurale. Jo vetëm që ka numër të ulet nxënësish dhe një mësues duhet të punojë me klasa kolektive por duhet të bëjë rrugë të gjatë në këmbë. Është e vërtetë që në zonat e thella të Tiranës, malësinë e Tiranës mungojnë rreth 250 kilometër rrugë, që të bëjë të mundur aksesimin e nxënësve  me Tiranën“, tha Bejko. Kandidati i Partisë Demokratike bëri përgjegjës për situatën kryebashkiakun aktual Erion Veliaj, i cili  në garën e pranverës kërkon besimin për një mandate të tretë. “Situata është  shumë e vështirë. Propaganda punon vetëm për Tiranën aty ku është përqendruar numri më i lartë i votuesve. Spektakli politik qeverisës duhet para kamerave dhe ngjyrave te bukura në rrjetet sociale, ku kryetari i Bashkisë , finoku modern e ka më të  thjeshtë të bëjë cirkun e tij të ditës formal sesa të futet në përmbajtje të zgjidhjes së problemeve për arsimin”. Roland Bejko premtoi ndërtimin e 10 çerdheve dhe kopshte të reja në zonat mes qendrës së qytetit dhe lagjeve periferike.

Arsimi është një prioritet për ekipin tonë! Për këtë arsye në takimin me pedagogë të njohur ndamë vizionin tonë për arsimin në krye të Bashkisë Tiranë, por morëm edhe sugjerime me shumë vlerë.

Më poshtë disa nga piakt që ne kemi për arsimin e Tiranës në të gjitha ciklet:

1. Shërbimi ¨15 min larg shtëpisë¨ bazuar në Hartën e Çerdheve dhe Kopshteve sipas rrezes së vendbanimit të fëmijëve do të sillte shpërndarje të kontrolluar të numrit të fëmijëve në to dhe marrja e ambienteve me qera është zgjidhje emergjente, krahas ndërtimit të çerdheve dhe kopshteve të reja.

Kjo do te sillte:

a) Ulje të numrin të madh të fëmijëve dhe rritje të sigurisë së tyre (domosdoshmëri);

b) Hapësirën e nevojshme për ajër për metër kub për fëmijë (jetike);

c) Hapësirë për ambiente të ndara për të luajtur, mësuar, ushqyer dhe për të fjetur.

d) Lehtësim të trafikut pasi një pjesë e fëmijëve vijnë nga zona të ndryshme për arsye të mungesës së shërbimeve afër vendbanimeve të tyre, prindër që punojnë në Bashki, prindërve në administratën shtetërore ose kanë biznes apo qendrën e punës pranë kopshteve dhe çerdheve.

2. Do te ndërtohen 10 çerdhe dhe kopshte të reja në mënyrë të balancuar midis qendrës së qytetit dhe lagjeve periferike duke u ardhur në ndihmë njerëzve që punojnë. Nga këto kopshte dhe çerdhe, dy prej tyre do të jenë domosdoshmërish të vendosura pranë zonës industriale të autostradës Tiranë-Durrës ku prindërit që punojnë në këtë zonë do ta kenë më të lehtë të çojnë dhe të marrin fëmijët e tyre.

3. Shqipëria me pozicionin e saj gjeografik ku dielli është prezent 76% në vit ose 280 ditë në vit na fton të përfitojmë nga gjithë kjo energji alternative, duke përdorur Panele Diellore për energji dhe ngrohje. Kudo ku të ketë mundësi në kopshtet dhe çerdhet e qytetit do të instalohen Panele Diellore që do tu mundësojnë vogëlushëve ujin e ngrohtë dhe ngrohje konstante gjatë muajve të dimrit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular