Gazeta më e madhe europiane ‘Bild’ ka publikuar përgjime të tjera që e lidhin Qeverinë me vjedhjen masive të Votës së shqiptarëve në 2017
Në përgjimin e pestë është dialogu në mes Arben Keshit drejtor në Ministrinë e Brendshme dhe dy persona të tjerë, ku njëri ankohet se nuk i ka marrë paratë për votat.Xhabiri ankohet tek Arben Keshi se nuk ka marrë lekët, por nga ana tjetër, personi që ka marrë detyrën e shpërndarjes, i thotë se ja ka dhënë dhe është gati për tu ballafaquar.