BallinaUncategorizedAksi Elbasan-Qafë thanë po zgjerohet/ Rruga po bëhet me katër korsi dhe...

Aksi Elbasan-Qafë thanë po zgjerohet/ Rruga po bëhet me katër korsi dhe do shkurtohet me…

Rreth 10 mijë mjete përshkojnë çdo ditë aksin nacional Elbasan-Qafë Thanë, ngarkesë e cila, përpos trafikut në zonat e banuara jo pak herë është bërë burim aksidentesh fatale.

Nisja e punimeve për zgjerimin e rrugës në disa segmente dhe zhvendosjen nga zonat e populluara në disa segmente të tjera, është mirëpritur nga banorët.

“Rruga aktuale ka trafik dhe ka pasur aksidente shumë. Për fshatin tonë është një punë shumë e mirë, që u spostua rruga e nisën punimet”, shprehet një banor.

Ky aks do të transformohet tërësisht dhe do të shkurtojë distancat me rreth 20 km duke u kthyer në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të. Në pjesën më të vështirë atë të kthesave të Murrashit, parashikohet ndërtimi i një tuneli.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular