Burime bëjnë me dije për gazetarin e Panorama TV, Aldo Kozarja se Piu nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë për të dhënë dëshminë në lidhje me ngjarjen.
Ndaj tij është ngritur akuza për pengim të zbulimit të së vërtetës. Ai ka kryer kontrollet në qendrën spitalore Xhaferr Kongoli në Elbasan dhe është shoqëruar në ambientet e drejtorisë së policisë ku i është komunikuar edhe masa e arrestit.
Gjatë dëshmisë ai është shprehur se është dëmtuar në ambientet e palestrës që ka në pronësi.
Nga ana tjetër nga verifikimet e saj, policia ka zbuluar lokalin ku ka ndodhur ngjarja duke sekuestruar pamjet filmike për të zbardhur të gjithë ngjarjen.
26-vjeçari nuk është një personazh i panjohur në Elbasan, pasi disa vite më parë i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri në qendër të qytetit, ndaj të cilit u qëllua mbi tre herë.
Ai u plagos në vitin 2020 dhe mori 3 plumba në bark. Më pas u gjet nga policia i plagosur dhe iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.