BallinaLifestyleNga propozimi në BB tek unaza me diamant, Kiara pas eliminimit flet...

Nga propozimi në BB tek unaza me diamant, Kiara pas eliminimit flet për dasmën: Nuk pendohem për asgjë, i kam fituar të gjitha! Ja si e dëshiroj ceremoninë martesore

spot_img
spot_img

Moderatorja Kiara Tito ka marrë mbrëmjen e djeshme propozimin për martesë live në ‘Big Brother’ nga partneri i saj, Luiz Ejlli i cili më herët e kishte nisur me shaka duke u sjell ftohtë dhe madje duke i folur për ndarje.

Kiara për ‘Fun Club’ pas eleminimit ka treguar se si e përjetoi momentin e propozimit.

“Ka qenë nata më emocionuese që mund të kem përjetuar. Sepse nga momenti kur mendova ndarjen, kaluam në një propozim martese. Ju them që Luiz Ejlli është shumë i paparashikueshëm. Megjithatë, them që ishte një dalje perfektë. Nuk pendohem për asgjë. Unë i kam fituar të gjitha ato që doja të fitoja”.

Por, si e imagjinon Kiara ditën e dasmës?

“Gjithmonë kur kam qenë e vogël, kam ëndërruar që të martohem në kishë. E kam imagjinuar veten me një fustan të gjatë, teksa futem në kishë me babin. Pa diskutim që kisha do të jetë njëherë, kështu e imagjinoj. Pastaj pjesa tjetër, ose plazh, ose stadium, sepse kemi ftuar gjithë ata njerëz”.

Do jenë banorët e BB të ftuar?

“Po, të gjithë banorët do t’i ftojmë. Do të mbarojë kjo lojë dhe të gjitha inatet do të kalojnë”.

E pyetur nëse tashmë që është e fejuar, do të takojë nënën e Luizit, Kiara tha:

“Normal që do ta takoj”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular