Kandidati demokrat për bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka zhvilluar një takim me qytetarë në zonën e Ali Demit.
Ai u ndal tek projekti i qeverisë, për të shembur pallatet mbi 50 vjet të vjetra.
Sipas tij, ky projekt është abuziv dhe synon ndërtimin e kullave.
Kjo nuk është as më shumë e as më pak, një skemë e oligarkëve, për të prishur banesat e qytetarëve pasi ju prishën hapesirat publike. Kush vjen këtu te lagja juaj, shikon që ka disa hapësira që kanë ngelur që nga koha e komunizmit dhe unë besoj se ata duhen ti zënë. Prandaj ata duhet që të prishin banesat tuaja dhe të bëjnë kullat e larta, pasi ka disa standarte që për të bërë një kullë duhet sipërfaqe e madhe poshtë. Për të justifikuar zonën e gjelbër. Me fitoren time nëse qytetarët më votojnë, do të iki kjo frikë, jo se kryetari I bashkisë do bllokojë parlamentain ose qeverisë, por kryetari I bashkisë ka fuqi, që ti çojë qytetarët në këmbë, që ti çojë në këmbë kur abuzohet-tha Bejko.