BallinaAktualitetZbuloni parashikimin e motit për sot: Vranësira dhe...

Zbuloni parashikimin e motit për sot: Vranësira dhe…

spot_img
spot_img

Vranësirat e shpeshta do të përfshijnë të gjithë territorin pothuajse gjatë gjithë ditës, ku pritet që herë pas here vranësirat të pësojnë zhvillime duke gjeneruar reshje të pakta shiu në të gjithë vendin tonë. Reshjet më të dukshme do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore. Por gjithashtu do të ketë dhe intervale me kthjellime, të cilat më të shpeshta parashikohet të jenë në zonat jugperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke u luhatur nga 6°C deri në 26°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Orët e para të ditës do të jenë nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave, të cilat pritet të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zonat Veriore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat gradualisht të shtohen në të gjithë Kosovën, duke sjellë reshje shiu herë pas here edhe në formë rrebeshi në zona të izoluara.

Maqedonia e Veriut

Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë Ballkanin Veriperëndimor do të diktojnë motin edhe në MV, duke bërë që të ketë vranësira të shpeshta. Pritet që vranësirat e shpeshta të pësojnë zhvillime të përkohshme duke sjellë momente me pika shi në MV, të cilat më të dukshme do të jenë në pjesën e dytë të ditës. Ndërsa gjatë orëve të para të ditës do të ketë dhe intervale të shkurtra me kthjellime.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe paraqitet në dominimin e masave ajrore të paqëndrueshme, të cilat do të sjellin në Vendet Nordike reshje dëbore, Gjithashtu Britania e madhe, Europa Qendrore dhe Rajoni i Ballkanit do të jenë nën ndikimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të pësojnë zhvillime duke sjellë reshje shiu , te cilat pritet të jenë në formë rrebeshi. Por në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë pjesa më e madhe e brigjeve të Egjeut, gadishulli Iberik dhe Europa Lindore të cilat do të paraqesin alternime kthjellimesh dhe vranësirash.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular